17.8 C
Skopje

Ademi: VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa nxisin paligjshmëri, tensione, urrejtje

Shefi i grupit parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në konferencën e sotme për shtyp ka thënë se Shkupi është qytet dygjuhësor dhe multietnik, por që Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa qëllimisht po nxit paligjshmëri, tensione, urrejtje.

“Si do të dukej një qeverisje e koalicionit LEVICA, përberë nga VMRO, Aleanca, Levica dhe Besa me se miri demonstrohet me largimin e paligjshëm te përdorimit të gjuhës shqipe nga Qendra Informative Kulturore, institucion në kuadër të Qytetit të Shkupit.

Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa zëvendësoi Sermine Purrinin me Angel Dimitrovin, Ardian Muçën me Angele Sotirovskin. Koalicioni VMRO, Levica, Aleanca dhe Besa suspendoi dygjuhësinë”, është shprehur deputeti i BDI-së Arbër Ademi.

Marketing