22.8 C
Skopje

Avokati i Popullit Ziberi: Në rast të konfliktit të dy të drejtave, përparësi ka ајо е fëmijëve

Në rast të konfliktit të dy të drejtave të garantuara me Kushtetutë, përparësi ka ajo e fëmijëve, tha Avokati i Popullit, lidhur me ndërprerjen e procesit arsimor në vend për shkak të grevës së SASHK-ut për paga më të larta.

Sipas Avokatit të Popullit, zyra e tij deri më tani ka marrë 4-5 ankesa nga prindër të cilët kanë reaguar për pamundësinë e fëmijëve të tyre për të vijuar mësimin për shkak të grevës sindikaliste.

Sipas ministrit të Arsimit Jeton Shaqiri, SASHK-u duhet të zhvillojë një mënyrë tjetër të grevës sepse kur e ka paralajmëruar për këtë Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nuk ka njoftuar se mësimi nuk do të mbahet.

Marketing