23.8 C
Skopje

Disa pjesë të komunave të Shkupit sot pa energji elektrike

Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektrik të shpërndarjes sot pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave të Karposhit, Aerodromit dhe Gjiorçe Petrovit, kumtojnë nga QRMK-Shkup.

Në periudhën nga ora 8:00 deri në ora 10:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e Momin Potokut-Sintek dhe SIZ Maqeedoni, Komuna e Karposhit.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në ora 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Pandil Shishkov” nr.10 dhe 27, komuna e Aerodromit.

Në periudhën nga ora 09:00 deri në ora 13:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Mançu Matak”, komuna e Gjorçe Petrovit.

Në periudhën nga ora 9:00 deri në ora 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Oslo”, komuna e Karposhit.

Në periudhën nga ora 9:30 deri në ora 14:00 pa energji elektrike do të mbesin shfrytëzuesit e rr. “Kozle” tek udhëkryqi me rr. “Korab”, komuna e Karposhit.

Marketing