22.8 C
Skopje

“Erdhën skandalet e kryetarit të ri” / Qytetarët dhe këshilltarët i reagojnë ashpër Bilall Kasamit për prerjen e drunjve

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka dalur të inspektojë punimet që zhvillohen në rrugën “Strasho Pinxhur” dhe në vendngjarje është përballur me mllefin e qytetarëve dhe këshilltarëve për prerjen e drunjve të vjetër dhe fidanëve të rinj në këtë rrugë.

“Reagimet e qytetarëve janë abnormale, prandaj edhe dolëm këtu. Të thirra edhe ne telefon, të paralajmërova, nuk të erdhi mirë sms-si ku të thash “Erdhën skandalet e kryetarit të ri. Do flasim me tranparencë, kemi thënë do thirremi në transparencë. Në bazë të cilit inspektor, cilit vendim, kush atë vendimin e aprovoi dhe të priten këto drunj deri te shkolla e muzikës” – ka reaguar në vendngjarje Hamdi Sulejmani, anëtar i Këshillit të Komunës së Tetovës në grupin e këshilltarëve “Më mirë për Tetovën”.

Poashtu kanë reaguar edhe qytetarë kalimtarë rastin për katastrofën e shkaktuar ekologjike nga Komuna e Tetovës e kryesuar nga Bilall Kasami.

Më poshtë video nga vendngjarja:

Marketing