22.8 C
Skopje

Fillon parashtrimi i kërkesave për mbështetje nga Fondi intervenues bujqësor

Shkup, 19 prill – Ekonomitë bujqësore nga sot do të mund të dorëzojnë kërkesa për mbështetje financiare nga Programi për implementimin e Fondit intervenues, njoftoi Agjencia e Pagesave.

Programi parasheh mbështetje financiare për shpenzimet për blerjen e plehrave artificiale, për dorëzimin të qengjit dhe majmë të therur në kapacitet të regjistruar të thertoreve, si dhe për ruajtjen e pulave të cilat japin vezë, për të cilat janë paraparë 400 milionë denarë.

Kërkesat për mbështetje financiare për plehra artificialer do të dorëzohen jo më vonë se deri më 31 maj të vitit 2022, ndërsa kërkesat për pula deri më 30 prill të vitit 2022.

Kërkesat për mbështetje financiare për shpenzimet për furnizim me plehra artificiale në prodhimin e grurit, elbit, misrit dhe lulediellit do të dorëzohen në sistemin elektronik të Agjencisë. Aplikuesit që kanë nevojë për ndihmë për plotësimin e aplikacionit elektronik për ndihmë mund të kontaktojnë zyrat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Krahas kërkesës, në cilësinë e provës dorëzohen edhe dokumentet financiare për plehrat e blera në periudhën nga 1 dhjetori i vitit 2021 deri më 31 maj të vitit 2022″, thekson Agjencia.

Shuma e mbështetjes financiare është 2.500 denarë për hektar për elbin dhe luledielli, gjegjësisht 4.000 denarë për hektar për grurin dhe misrin për plehun të përdorur me formë granule. Lartësia e mbështetjes financiare arrin 400 denarë për hektar për mbeturina të lëngshme të përdorura. Pagesa do të bëhet një herë në javë, pas përpunimit të kërkesave të pranuara.

Sipas Agjencisë, kërkesat për mbështetje financiare për pulat që japin vezë do të dorëzohen me dorë. Në këtë mënyrë, duhet të dorëzohet një certifikatë për një numër pulash, të dhëna nga ndonjlë veteriner zyrtar. Shuma e mbështetjes financiare është 60 denarë për pulë.

Mbështetja financiare për dorëzimin e qengjive dhe majm të therur në kapacitet të regjistruar të thertoreve do të bëhet në bazë të të dhënave që do t’i dorëzojnë Agjencisë kapacitetet e thertoreve të regjistruara, pa kërkesë të parashtruar paraprakisht. Lartësia e mbështetjes financiare është 400 denarë për qengj të dorëzuar në periudhën nga 1 janari deri më 31 maj të vitit 2022. Shuma e mbështetjes financiare është 1500 denarë për majme me peshë mbi 90 kg të therur në periudhën nga 1 shkurti deri më 30 prill të vitit 2022. 

Marketing