Prej sot në Kuvend protokoll i ri Kovidi

0
231

Sipas protokolleve shëndetësore, sot në Kuvend gazetarët do të mund t’i përcjellin seancat e organeve parlamentare në sallat ku mbahen, ndërsa Qendra për pres në Parlament do të kthehet në funksion.

Për këtë dje në një koordinim kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i ka informuar koordinatorët e grupeve parlamentare.

“Krahas kësaj, rikthehet me punë të rregullt edhe bufeja pranë Pres Qendrës. Në mënyrë plotësuese, kryetari në koordinim i njoftoi të pranishmit edhe për atë se pas vendimit të fundit që e mori Qeveria për hyrjen në fuqi të protokolleve të reja shëndetësore për mbrojtjen nga Kovid-19 edhe në dhomën ligjvënëse, abrogohet masa për mbajtjen e detyrueshme të maskave në ambiente të mbyllura. Megjithatë, masa për matjen e temperaturës së trupit gjatë hyrjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet në fuqi”, theksojnë nga Kuvendi.

Nga pres shërbimi i Kuvendit kumtuan se më 28 prill do të mbajë seancë në të cilën do të shtrohen pyetje deputetësh.

“Në koordinimin e rregullt që u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i njoftoi të pranishmit për aktivitetet e Shtëpisë ligjvënëse në ditët në vijim. Si aktivitet të parë, njoftoi për mbajtjen e seancës së re të 69-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 19.04.2022 (e martë), me fillim në ora 11.00. Aktiviteti i radhës do të jetë seanca plenare në të cilën do të shtrohen pyetjet e deputetëve më 28 prill 2022 (e enjte)”, ka informuar Pres shërbimi i Kuvendit.

Në rendin e ditës të seancës së 69-të është projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për njohjen reciproke të miratimeve për operatorin e autorizuar ekonomik – mbrojtje dhe siguri (AEOS), si dhe Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e mjekësisë veterinare, sigurisë ushqimore dhe ushqimit për kafshë dhe sferën fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.

Deputetët ndër të tjera do të diskutojnë edhe për projektligjet për inspektimin e mjedisit jetësor, si dhe për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para minerale me flamur evropian.

Në rend dite janë edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për institucionet, dhe me procedurë të shkurtuar projektligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbimet postare, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligji për kujdesin shëndetësor, për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Kuvendi do të mbajë edhe vazhdimet e sancave 68-të dhe 64-ët.

Nga Kuvendi shtojnë se nisur nga problemet teknike me ueb faqen e Kuvendit që shkaktohen për shkak të përgatitjeve rrjedhëse për lëshimin në përdorim të faqes së re parlamentare, luten gazetarët për mirëkuptim dhe udhëzim që nëse kanë nevojë për dokumente të caktuara, të drejtohen në mënyrë elektronike në adresat e postës elektronike në vijim: jinformiranje@sobranie.mk A.MicoskaMitevska@sobranie.mk.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here