Stazh 40 vjet për burra dhe 38 vjet për gra për të dal në pension në Armatë

0
56

Shkup, 19 Prill – Stazh të punës prej 40 vjetëve për burra dhe 38 vjetëve për gra pa marrë parasysh moshën, do të ishin bazë për shkuarje në pension për të gjithë të punësuarit në Armatë, si dhe përgatitje të Ligjit të ri për të punësuarit në mbrojtje. Është dakorduar që ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska të inicojë ndryshime ligjore në ligjin e përhershëm sa i përket nenit për pensionim.

Këto janë përfundimet në takimet dhe bisedat e ministres së Mbrojtjes, Petrovska dhe përfaqësues të Sindikatës së Pavarur të Mbrojtjes (SPM) të mbajtur më 13 të këtij muaji pas bisedimeve të realizuara në mbledhjet e mëparshme.

Sindikata e Pavarur e Mbrojtjes në kumtesën e sotme e përshëndet qasjen e ministres së Mbrojtjes Petrovska për mundësinë që rregullisht të mbahen mbledhje për çështjet e rëndësishme të punëtorëve, ndërsa me këtë edhe zhvillimin e dialogut social në nivel të lartë.

“Pas emërimit të ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, SPM ka realizuar disa takime të punës në të cilat ishin treguar shumë çështje të rëndësishme në mesin e të cilave dhe çështja e pensionimit të të punësuarve në Armatë”, bëhet e ditur në kumtesën e SPM.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here