28.8 C
Skopje

Bekteshi dhe Nikollovski bindin se lulediell dhe vaj për gatim ka

Ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Kreshnik Bekteshi dhe Ljupço Nikollovski sot kumtuan se furnizimi me lulediell është stabil dhe se shteti në vazhdimësi importon vaj të papërpunuar, të nevojshëm për kapacitete vendore, por ka edhe vaj për konsum.

Siç theksuan Bekteshi dhe Nikollovski pas vizitës në fabrikën “Kristal” në Veles, masat qeveritare japin rezultate.

“Ka filluar importi i vajit të rafinuar nga fqinjët, por importohet edhe nga shtete tjera duke pasur parasysh se e kemi pezulluar shkallën doganore prej 29 përqindëve”, theksoi Bekteshi.

Punohet, kuptohet, theksoi edhe në masa plotësuese për prodhim më të madh të lulediellit.

“E përcjellim situatën në bazë ditore dhe së bashku me MBPEU-në i miratojmë vendimet”, nënvizoi ministri i Ekonomisë.

Sipas ministrit Nikollovski dhe pritjet e menaxhmentit të “Kristal” janë se këtë vit dyfish do të rriten sipërfaqet me lulediell dhe rrjedhimisht edhe sasitë e vajit të papërpunuar për gatim.

Ai përsëriti se Qeveria dje ka publikuar shpallje për ndarjen e 5.722 hektarëve për kultivimin e kulturave strategjike, mes të cilave edhe lulediellin.

Marketing