E Hëna (25 Prill), dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Me rastin e këtij njoftimi, Ministria ka përcjellur urime deri te qytetarët e fesë ortodokse në Maqedoni për festën e madhe të Pashkëve.