Gërvalla përfaqëson sot Kosovën në Këshillin e Sigurimit

0
289

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot pasdite në Nju Jork, për të shqyrtuar raportin e radhës të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres rreth punës së UNMIK-ut.

Republika e Kosovës në këtë takim përfaqësohet nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Ajo pritet të flasë rreth progresit të arritur në vend, qasjes së Serbisë dhe rreziqeve që i kanosen rajonit pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe Republika e Shqipërisë, e cila që nga janari i këtij viti është zgjedhur për herë të parë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për periudhën 2022-2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here