24.8 C
Skopje

Kasami kërkon zeqat nga qytetarët, a pranon 30 simpatizantë të partisë me kontratë

Vazhdojnë reagimet e qytetarëve të Tetovës lidhur me vendimin e fundit të Komunës së Tetovës për të ndërprerë punimet e rekonstruimit të rrugës Strazho Pinxhur të cilin e cilësojnë si të padrejtë dhe joseriozitet të skajshëm.

Një qytetar i intervistuar nga ana e TV21 madje ka dhënë propozim që kjo rrugë të ndërtohet me kontributin e vetë qytetarëve, të cilët mund të japin zeqatin, vitrat dhe sadakanë në llogarinë e komunës pasi po shihet se e njejta nuk ka mjete.

Por, është kontradiktor fakti se përderisa qytetarët kanë këtë mendim për gjendjen aktuale të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pranon në punë 30 simpatizantë të partisë së tij me kontratë.

Marketing