23.8 C
Skopje

Mjekja Eva Carneiro fitoi miliona euro pas shkarkimit nga Chelsea – ajo sot është pronare e një klubi anglez të blerë me paratë e fituara nga Blutë e Londrës

Shtatë vjet më parë, Eva Carneiro, 48 vjeç, pati një debat me Jose Mourinhon, kur ajo ishte fizioterapiste në Chelsea.  Pas këtij episodi, ajo humbi punën, por pas procesit gjyqësor i është paguar dëmshpërblim miliona euro për shkarkimin.

Sot ajo është pronare e një klubi futbolli anglez dhe ndihmon në drejtimin e spitalit për Kupën e Botës në Katar.

Në vitin 2016, Carneiro ngriti një padi kundër Chelseat dhe Jose Mourinhos për kritikat e portugezit, duke e quajtur atë një “vajzë të ndyrë” sepse ajo vrapoi në fushë për të ndihmuar Eden Hazardin pa lejen e gjyqtarit për ndeshjen kundër Swansea, e cila u luajt në “Stamford Bridge” dhe përfundoi me rezultatin 2-2.

Pas kësaj, Carneiro u hoq nga ekipi i parë, dhe më pas u largua nga klubi.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se sa para i kanë paguar mjekes , Chelsea dhe Mourinho, duket qartë se bëhet fjalë për një shifër milionëshe (flitet dikur mbi 6 milionë euro), pasi më parë ajo ka refuzuar marrëveshjen jashtëgjyqësore në shumën prej 1.2 milionë funte (1.4 milion euro).

Me paratë e “fituara” ajo tani është kthyer në futboll, këtë herë si investitore në ligën e ulët te Lewes FC.

Gjithashtu, Carneiro po bashkëpunon me Spitalin e Ortopedisë dhe Mjekësisë Sportive Aspetar në Katar përpara Kupës së Botës të këtij viti.

E gjithë kjo tregon qartë një kthesë të madhe në jetën e ish-mjekes së Chelseat, e cila u bë e famshme pas incidentit me Mourinhon dhe sot është një grua që ka bërë emër në botën e futbollit.

Marketing