33.8 C
Skopje

Nga 1 Maji shtrenjtohet transporti me taksi në Ohër

Çmime më të larta dhe shërbim më të mirë në transportin me taksi do të ketë në Ohër, me vendimin e ri të Këshillit të kësaj komune.

Sipas vendimit, nga 1 Maji, çmimi fillestar do të jetë 50 denarë, ndërsa për çdo kilometër vijues 35 denarë në periudhën prej 5 deri në 23 orë dhe 45 denarë nga 23 deri në 5 në mëngjes.

Kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov ka njoftuar se problemi me taksi-transportuesit e licencuar dhe pa leje do të zgjidhet me targa të verdha, të cilat duhet të zëvendësohet periodikisht.

“Çmimi është më se i mirë me të cilin të gjithë janë dakord. Shërbimet e inspektimit do të bëjnë punën e tyre dhe do të na mundësojnë të jemi të aksesueshëm dhe të pranishëm. Do të bëhet kalibrimi i taksimetrave” – tha Peçakov.

Në stacionin e taksive te Posta, si më i përdoruri, ai theksoi se do të shënohet një numër, ku turistët dhe qytetarët mund të raportojnë parregullsi, nëse dikush refuzon t’i ngasë, nëse nuk përdor taksimetër e të ngjashme.

Vendimi për rritjen e çmimeve është me kërkesë të taksistëve, ndërsa përmirësimi i cilësisë së shërbimeve është me kërkesë të klientëve.

Deri më tani, ngasja e taksisë në Ohër kushtonte 50 denarë për kilometrin e parë, ndërsa çdo tjetër 30 denarë.

 

Marketing