22.8 C
Skopje

PARASHIKIMI I MOTIT: Pjesërisht i vranët me rreshje të kohëpaskohshme shiu

Sot moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, por edhe me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, sidomos në zonat veriore. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu dhe jugperëndimi. Temperaturat do të rriten nga 9 deri në 18 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here më e fortë nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 14 gradë.

Më pas në ditët në vijim, duke përfshirë edhe festat e Pashkëve, moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell, ndërsa deri të shtunën me rreshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe kushte për shtrëngata të rralla. Edhe ditën e premte do të fryjë erë e fortë nga jugu. Mot më stabil do të kemi të dielën, ndërsa në fillim të javës së ardhshme pasdite do të ketë kushte për rreshje të rrëmbyeshme lokale afatshkurtëra të shoqëruarq me shtrëngata.

Sa i përket temperaturave, ato do të vazhdojnë të kenë tendencë të rritjes ditore, e ngrohtë do të jetë veçanërisht për Pashkët kur temperaturat maksimale do të rriten në intervalin prej 20 deri në 28 gradë, ndërsa në zonat më të ngrohta pritet të rriten. në rreth 30 gradë.

 

Marketing