Qeveria e RMV-së shkarkoi drejtorë institucionesh

0
239

Qeveria në seancën e sotme ka kërkuar nga Këshilli mbikëqyrës i Shoqatës aksionare për trafik postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” ta shkarkojë Jani Makradulin nga detyra kryetar i Këshillit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm i “Postë”-s.

“Në seancën e sotme Qeveria vendosi edhe për vendimet e Komisionit për çështje kadrovike dhe konkludoi t’i propozojë Këshillit mbikëqyrës të Shoqatës aksionare për trafik postar “Posta e Maqedonisë së Veriut” ta shkarkojë Jani Makradulin nga detyra kryetar i Këshillit drejtues dhe drejtor i përgjithshëm dhe në këtë funksion ta emërojë Vasko Stefanov i cili është shkarkuar nga detyra zëvendësdrejtor i Agjencisë për punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftoi press qendra qeveritare.

Gjithashtu, Qeveria e ka shkarkuar Stevo Kërstevskin nga detyra drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa për ushtrues detyre drejtor i FSSHRMV-së e ka emëruar Magdalena Filipovska-Grashkoska, e cila është shkarkuar nga detyra kryetare e Këshillit inspektues.

Nga qendra qeveritare për informim kumtuan se për u.d. kryetar të Këshillit inspektues në seancën e sotme Qeveria e emëroi Daniella Rendevskën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here