Veterani i arsimit Tahir Zajazi: Që nesër të fillojë shkolla, fëmijët nuk kanë faj

0
283

BOJKOTI QE GODET IDEALIN E MISIONIT

Sot 20 mars 2022 eshte dita e tete e bojkotit te arsimtareve te shkollave fillore e te mesme te RMV, i organizuar nga Sindikara e resorit adekuat, me kerkese per avancimin e gjendjes materiale te familjes se mesuesit. Pedrtej halleve qe e perplasin arsimin sot, ngjarja me perballi me dy subjekte qe jane kredo e misionit t’im.

E para, nocioni “mesues” qe eshte farkues i vetem i fatit te gjeneratave, dhe i dyti eshte nxenesi qe une e quaj te “shenjte”, pa perjashtuar edhe faktin se ne keto kohe te mjegulluara te tranzicionit, nuk e kemi dot te qarte, bile as edhe buririmin e “idealit” te inisiates per mbylljen e shkolles se posa hapur si pasoje e pandemise ugurzeze.

Ne respekt ndaj prestigjit historik qe me te drejte e gezon mesuesi dhe fatit jo te volitshem te nxenesit ne kete kohe te turbulencave te tranzicionit, gjykoj se kuadri arsimor, per arritje te kerkesave te shtruara duhej te shfrytezonte mjete tjera demokratike, pa e prekur fare interesin e nxenesit. Ju lutem per mirekuptim ndaj mesazhit qe ia adresoj shkolles dhe kuadrit arsimor qe, ende nga neser t’i thirrni “engjujt” ne klase.

Ata jane te pafajshem.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here