23.8 C
Skopje

Inspektorati për përdorimin e gjuhëve në inspektim të jashtëzakonshëm në Qendrën Informative Kulturore (QIK)

Pas aktualizimit të rastit me mosrespektimin e përdorimit të gjuhës shqipe nga ana e Qendrës Informative Kulturore (QIK) që shkaktoi reagime të shumta të qytetarëve, Inspektorati për përdorimin e gjuhëve ka realizuar inspektim të jashtëzakonshëm në hapësirat e këtij institucioni për të konstatuar gjendjen faktike të (mos)respektimit të dispozitave të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Konform përgjegjësive të përcaktuara ligjore, inspektorët e angazhuar nga ana e Inspektoratit pas kontrollit të realizuar i kanë shqiptuar udhëheqësisë së re të QIK-ut disa vërejtje dhe sygjerime operative me shkrim sa i përket respektimit të obligimeve ligjore që burojnë nga Ligji për përdorimin e gjuhëve duke potencuar se do të ndjekin me vëmendje veprimet e mëtutjeshme të institucionit në fjalë.

Në rast të mosrespektimit të dispozitave ligjore për çka tashmë janë paralajmëruar, nga Inspektorati njoftojnë se do të ndërmerren masat adekuate për shqiptim të dënimit sipas nenit 22 të Ligjit.

Përndryshe ky nen parasheh gjobë në vlerë prej 4.000 deri në 5.000 euro në kundërvlerë me denarë për kundërvajtje në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji dhe Gjobë në vlerë prej 30% të gjobës së përcaktuar ndaj personit zyrtar dhe personit përgjegjës të institucionit.

Marketing