Në shkurt, paga mesatare neto ishte 29.839 denarë

0
179

Paga mesatare mujore neto e paguar për një të punësuar në muajin shkurt të këtij viti është 29.839 denarë, që është një rritje prej 6,8 përqind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rritja vjen si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuar në sektorët: Veprimtari të tjera shërbimi me 13.2 për qind, Akomodim dhe shërbime ushqimore me 13.1 dhe Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike me 11.6 për qind.

Ulje e pagës mesatare mujore neto për punonjës krahasuar me një muaj më parë, është regjistruar në sektorët: miniera dhe gurore me 7,5 përqind, Bujqësi, pylltari dhe peshkim me 5,9 përqind dhe Energji elektrike, gaz, furnizim me avull dhe ajër të kondicionuar me 5,3 përqind. Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në shkurt 2022 ishte 44.531 denarë, që është më e lartë për 6,8 përqind krahasuar me shkurtin e vitit 2021.

Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në shkurt 2022 ishte 44.531 denarë, që është më e lartë për 6,8 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2021.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here