Osmani-Eskobar: Sa më shpejt të tejkalohen dallimet midis Shkupit dhe Sofjes

0
210

Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zv/Ndihmësin Sekretar Shtetëror për Cështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe përfaqësuesin e posacëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, ku në fokus të bisedës kanë qenë temat që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe midis RMV dhe Bullgarisë dhe nevojës që sa më shpejtë të tejkalohen dallimet mes dy vendeve për të nisur negociatat aderuese me BE-në.

“Në kontekst të sfidave aktuale të sigurisë, procesit të zgjerimit të BE-së paraqet politikë sigurise dhe së këndejmi arritja e progresit në proceset eurointegruese të RMV-së është investimi më i sigurt për stabilitetin e vendit dhe rajonit” – ka thënë Osmani, njoftojnë nga MPJ-ja.

Osmani, sic thuhet në komunikatë, ka potencuar nevojën për praninë e përforcuar amerikane në rajonit tonë si një garancë e fuqishme për sigurinë rajonale dhe evropiane.

Bashkëbiseduesit kanë përshëndetur marrëdhëniet dypalëshe dhe partneritetin tradicional midis RMV-së dhe SHBA-ve dhe kanë shqyrtuar mundësitë për përparimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik – thuhet në komunikatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here