Sela, Taravari, Kasami dhe Hoxha të pafuqishëm për ta shkarkuar drejtorin antishqiptar të Levicës

0
218

Pas skandalit të anashkalimit të obligimit ligjor të përdorimit të gjuhës shqipe në Qendrën Informative Kulturore (QIK) nga ana e drejtorit të sapoemëruar Toni Dimitrov, mbizotëron heshtje në kampin opozitar shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, partnerët e koalicionit të VMRO DPMNE-së dhe Levicës në Qytetin e Shkupit nuk patën as guximin për të reaguar dhe për të dënuar aktin skandaloz të drejtorit të ri që zëvendësoi kuadrin e BDI-së, Sermine Purrini.

Sela, Taravari, Kasami dhe Hoxha u treguan të pafuqishëm për të shkarkuar Toni Dimitrovin dhe me këtë për të disatën herë dëshmojnë inferioritetin dhe vazalitetin e tyre politik ndaj partnerëve të koalicionit, përkrah të cilëve qëndruan duke i ditur politikat në thelb antishqiptare që ata i promovojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here