Ambasada e SHBA-së: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësuan kushtet për fillimin sa më të shpejtë të negociatave, konferencave ndërqeveritare me BE-në

0
97

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësuan kushtet për fillimin e negociatave, të dy vendet punojnë me mund për implementimin e reformave të nevojshme dhe prandaj meritojnë të mbajnë konferenca ndërqeveritare sa më shpejtë me BE-në, deklaruan për MIA-n sot nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Deklarata ishte dhënë në pyetjen e MIA-s, si reagon SHBA në procedurën e qeverisë bullgare me hapjen  e qendrës kulturore në Manastir me emrin “Vasko Mihajllov” person i diskutueshëm në vend para se gjithash sepse ka bashkëpunuar me Gjermaninë naziste nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Në lidhje me këtë SHBA bëri thirrje në zgjidhje të shpejtë të kontestit bilateral ndërmjet dy vendeve.

“Vazhdojmë me thirrjen për Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veirut ta zgjidhin këtë kontest bilateral”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.

Në pyetjen se çka e bën Uashingtonin zyrtar për të bindur Sofjen që të heqë bllokadën për integrimin e vendit në BE, nga Ambasada thanë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria i plotësojnë kushtet për fillimin e negociatave. Edhe nga Departamenti i shtetit dje thanë se SHBA jep mbështetje të fuqishme  për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here