Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi nga stadiumi i Çairit ka përcjellur emocionet e fitores së FC Shkupit ndaj Renovës ka uruar ekipin dhe tifozët për titullin historik të fituar në Ligën e parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe të katërtin në historikun e klubit.
Postimi i plotë i Zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi faqen e tij zyrtare në Facebook:
E zjarrtë atmosfera në stadiumin e Çairit!
Festuam sëbashku suksesin historik të ekipit tonë FC Shkupit, që nga sot është zyrtarisht kampion i ri i futbollit në vendin tonë.
Urime Shvercerave, futbollistëve, stafit drejtues të klubit dhe të gjithë shkupjanëve!