Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar sot besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.
Në urimin e tij, kreu i BDI-së Ahmeti ka potencuar se tashmë është e rëndësishme që të gjithë bashkë maqedonas dhe shqiptarë ortodoksë festojnë të liruar nga pandemia dhe më afër njëri tjetrit në çastet kur duhet reflektuar fuqishëm mbi rëndësinë e paqes dhe mirëqenies mbarënjerëzore.
“Gëzuar pashkët miq, uroj festë të bekuar, paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët ortodoks të cilët sot shënojnë shpresën dhe besimin e ringjalljes.
Këtë vit, maqedonas e shqiptarë ortodoks bashkë dhe me të tjerë festojnë, të liruar më në fund nga kthetrat e pandemisë dhe pranë njëri tjetrit, por edhe të kapluar nga droja e brishtësisë së paqes dhe mirëqenies, bashkë gjejnë ngushëllim shpirtëror në besimin në Zot dhe mbijetesën e mirësisë njerëzore.
Pashkë të bekuara për ju dhe familjet e juaja.” – ka shkruar Ahmeti në faqen e tij zyrtare në Facebook.