Fëmijë pas mesnate, aktivitet pa licencë – një sërë shkeljesh në një klub të natës

0
193

Më datë 24.04.2022 policia, në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektorati i Tregut kanë realizuar kontroll të përbashkët në një klub të natës në Vinicës, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në këtë aksion, nga ana e DAP-it është konstatuar se nuk janë lëshuar fatura fiskale, kurse nga IT-ja është konstatuar se nuk lokali nuk posedon licencë.

Nga ana e policisë, është konstatuar se pas orës 24:00 janë legjitimuar 19 fëmijë dhe një person që kryen punën e sigurimit, por që nuk posedon licencë për sigurim.

Për të gjitha këto shkelje do të parashtrohen kallëzime përkatëse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here