Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve.
“Të nderuar besimtarë ortodoks, kam nderin t’ju uroj festa të mbara të Pashkëve të sivjetme me uratat më të sinqerta për mbarësi, shëndet e lumturi për të gjithë ju.
Festat na bashkojnë dhe shpresat për të nesërmen më të mirë i kemi të përbashketa dhe andaj i gëzohemi festave të njëri tjetrit.
Pashkë të mbara!
Paqe e shëndet për të gjithë ju!” – thuhet në urimin e Zëvendëskryeministrit të parë të vendit Artan Grubi.