4.8 C
Skopje
Home Maqedoni Izet Zeqiri mori detyrën rektor i UNT-së

Izet Zeqiri mori detyrën rektor i UNT-së

0
68

Me një ceremoni solemne, në prani të ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Admirim Aliti, dhe të punësuarve në institucion, sot në ambientet e Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup u realizua pranim-dorëzimi i detyrës së rektorit, mes rektorit aktual Prof.Dr. Azis Pollozhani dhe rektorit të zgjedhur Akad.Prof.Dr. Izet Zeqiri.

Detyrën e re, Akademik Izet Zeqiri e mori zyrtarisht përmes dorëzimit të Insignias nga ana e rektorit aktual Pollozhani me ç’rast prezantoi planet e tij gjatë mandatit të rektorit të UNT-së.

“Si rektor do të udhëheq dhe menaxhoj me UNT në mënyrë efektive, efikase me transparencë dhe me ndershmëri. Do të punojmë në përmisimin e kushteve të studimit, sigurimin e infrastrukturës, renovomin e objekteve ekzistuese në Kazermën ‘Ilinden’ dhe ndërtimin e kampusit studentor. Bashkërisht do të punojmë në digjitalizimin dhe përmirësimin e performancës së administratës dhe ofrimin e shërbimeve efektive për studentë dhe klientë të tjerë. Prioritet të veçantë do ti kushtojmë avansimit të mësimdhënies dhe mësimxënies me metoda dhe teknika të reja, hulumtimit shkencorë, zhvillimit dhe avansimit të kuadrit mësimorë në UNT por edhe në rekrutimin e kuadrit të ri”, tha gjatë fjalimit të tij rektori Izet Zeqiri.

Rektori i deritanishëm Prof.dr. Azis Pollozhani prezantoi para të pranishmëve aktivitetet që ka ndërmarë deri tani, ndërsa i uroi rektorit të ri Zeqiri suksese në ngritjen e mëtejme të UNT-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here