17.8 C
Skopje

Për Nedelkovin marrëveshja zgjat gjersa s’i thonë ta shkelë suflerët e Pallatit të Bardhë?!

Ç’ishte ajo fotografi e përbashkët e kryetarit të SASHK-ut me Kryeministrin javën e kaluar? A nuk ishte rezultat i një ujdie midis Qeverisë për rritje pagash të arsimtarëve? A nuk ishte një kompromis i arritur dhe me shumë të caktuar të rritjes prej 12 për qind, më shumë se sa që ofrohej paraprakisht dhe a s’e kishte pranuar Jakim Nedellkovi atë?

“I harmonizuam qëndrimet me Qeverinë, ku në kuadër të mundësive të shtetit, në kuadër të asaj që mund të ndahet për rritjen e pagave të rrogave në veprimtaritë e përkujdesjes së fëmijëve, arsimit fillor dhe të mesëm, ERDHËM DERI TE PËRQINDJA E PËRBASHKËT të rritjes së pagave, e cila do të fillonte nga muaji korrik, më së voni në korrik, me përfundimin e rebalansit dhe procesuimit të mjeteve, për 12 për qind të rrogave të tashme, me shtesat që përkasin sipas marrëveshjes”.

Ja, kjo është deklarata që dha Jakim Nedelkovi, që flet për një marrëveshje për një “përqindje të përbashkët” prej 12 përqind. Domethënë, nuk ka folur për ndonjë premtim që ka dhënë Qeveria, por për një marrëveshje të kryer, të pranueshme edhe për SASHK-un, pas së cilës, më së voni të mërkurën, të fillojë mësimi.

Po, a bëhen politika dhe marrëveshje me subjekte dhe udhëheqës seriozë? Del se Jakim Nedelkovi nuk është serioz, për të mos thënë se është një manipulues edhe me publikun, edhe me SASHK-un, sepse nuk është i sinqertë as me njërin as me tjetrin.

Diku tjetër fle lepuri, do të kishte thënë populli.

Tash, pas këtij diversioni që i bën marrëveshjes, pyetja dhe dilema kryesore është se ai gjithë kohës po vepron me direktiva politike. Arsyetimi se Kryesia e SASHK-ut nuk është pajtuar, flet se ai nuk paska pasur mandat për të negociuar me Qeverinë, sepse, kur të dalë publikisht dhe të flasë për marrëveshje të arritur gjithsesi nënkupton një harmonizim me bazën ose siguri se e ka përkrahjen e bazës. Ose, kjo e dyta, se me Nedellkovin dhe grevën e SASHK-ut gjithë kohën manipulohet politikisht nga partia kryesore opozitare, VMRO-DPMNE-së. Më e sinqertë do të ishte të dilte kryetari i SASHK-ut dhe të thotë publikisht: Më falni, nuk e udhëheq unë Sindikatën e Arsimit, po shefat nga Pallati i Bardhë! Unë bëj çka më thonë ata!
Gjërat do të ishin më të qarta. Në vend të tij, në krye të grevës të vijë Mickovski, që të dihet kush me kë ka punë, por kjo duhej të shoqërohej me një dorëheqje të Nedellkovit, sepse nuk mund të qëndrojë më gjersa për vendimet që i merr, të tjerët e detyrojnë të bëhet pishman!/Indeks.mk

Marketing