Besa dhe Kasami të paaftë dhe të paditur për ta menaxhuar Tetovën

0
90

Po bëhen gati 6 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve lokale dhe Këshilli i Komunës së Tetovës ende nuk e ka miratuar llogarinë përfundimtare, obligim ligjor i parealizuar madje edhe deri në afatin e definuar përfundimtar në rrethana të jashtëzakonshme, 31 Mars 2022 sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Kjo shkelje drastike e afateve ligjore dëshmon asgjë më pak se paaftësinë e Lëvizjes Besa, udhëheqësit të saj dhe kryetarit të komunës të Tetovës Bilall Kasami për të menaxhuar siç duhet me komunën, për të gjetur zgjidhje në favor të qytetarëve që po i vuajnë pasojat e një funksionimi kaotik.

“Kupa u mbush” kur kreu i komunës Kasami shkaktoi “masakrin ekologjik” të prerjes së drunjve në rrugën “Strasho Pinxhur” duke shkaktuar reagime të shumta në mesin e qytetarëve dhe revoltën e arsyeshme të grupit të këshilltarëve “Më mirë për Tetovën”.

Cili do të jetë ceku që Kasami do paguajë për papërgjegjësinë e tij mbetet të shihet në periudhën në vazhdim.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here