23.8 C
Skopje

Oliver Varherly mbërrin sot në Tiranë

Eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, do të bëjë përpjekjen e fundit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut përpara samitit të liderve të unionit për sa i përket fatit të negociatave.

Ditën e sotme, Varherly do të vizitojë Shqipërinë dhe do të mbajë një konferencë me kryeministrin Rama në orën 14:30.

Vizita e tij filloi më datën 25 dhe zyrtari i Lartë i Bashkimit Europian takoi liderët e Kroacisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës së tij në bullgari, më 26 prill, eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha se ndihet i zhgënjyer nga Sofja që ende nuk ka në plan që të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të cilën premtoi se do të intensifikojë vizitat në rajon për të bërë të mundur marrjen e një date për Konferencën e parë ndërqeveritare në qershor të këtij viti për Shkupin e Tiranën.

“Pyetja kryesore është se kur do të fillojmë të punojmë për anëtarësimin real të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Nuk mund ta fsheh faktin se jam jashtëzakonisht i zhgënjyer që kjo çështje është ende në rend dite. Menduam se e zgjidhëm dy vjet më parë. Të gjitha shtetet anëtare duhet të besojnë në fuqinë e procesit të zgjerimit. Unë isha në Sofje dy ose tre javë më parë dhe tani jam përsëri këtu dhe do të jem gjithmonë i lumtur të vij në Sofje aq shpesh sa të jetë e nevojshme për të marrë një vendim në qershor të këtij viti”, tha Varhelyi nga Bullgaria.

Sofja zyrtare kërkon me doemos ndryshimin e Kushtetutës maqedonase përpara fillimit të negociatave.

Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut ta shkruajë në Kushtetutë që gjuha dhe identiteti i tyre deri para vitit 1945 ka pasur rrënjë bullgare. Tirana dhe Shkupi janë të varura nga njëri-tjetri sa i përket anëtarësimit në BE dhe se negociatat do të hapen kur të dy të marrin dritën jeshile nga 27 vendet anëtare të bllokut.

Marketing