28.8 C
Skopje

Pendarovski: Banka Popullore udhëheq politikë monetare efikase gjatë të gjithë krizave

Duke shprehur pritjen se Banka Botërore do të vazhdojë ta ruajë pavarësinë e garantuar me Kushtetutë lidhur edhe me qendrat politike dhe ekonomike të fuqisë dhe në të ardhmen do të kontribuojë për ruajtjen e sistemit financiar të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt tregut, Pendarovski porositi se vetëm me politikë transparente dhe në mënyrë ekonomike mund të garantohet roli i sektorit financiar, të mbështetet ekonomia reale dhe të punohet në interes të qytetarëve.

Ai u përqendrua edhe në historinë, duke theksuar se ky institucion ka luajtur një rol të rëndësishëm në përforcimin e themeleve të pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Vitin e kaluar, përkujtoi vendi shënoi 30 vjet pavarësi, “por një aspekt krucial shtetformues pa të cilin do të ishte e pamundur përmbyllja e subjektivitetit ndërkombëtar-juridik të shtetit të ri, ishte pavarësia monetare”.

Sipas tij, puna e Bankës Popullore  ndër vite aspak nuk ishte e thjeshtë, veçanërisht gjatë krizës së madhe financiare nga viti 2018, kur rreziqet për stabilitet financiar ishin dukshëm më të mëdha.

Presidenti tha edhe se një kohë të gjatë, për shkak të marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në BE, vendosja e Bankës Popullore nga aspekti i pavarësisë së saj ka qenë dhe është  një lëndë e pandërprerë e vlerësimit nga ana e Bankës Qendrore Evropiane, ndërsa, me vigjilencë ndiqet edhe nga Komisioni Evropian përmes raporteve të tij vjetore. /MIA

Marketing