Vazhdon greva e mësimdhënësve në Maqedoni, disa prindër nisën me ankesa

0
49

Sipas disa prindërve, pushimi veror nisi dy muaj para përfundimit të vitit shkollor të cilët qëndrojnë në grupe deri në orët e vona të natës. “Në vend që të flejnë dhe të jenë të pushuar për të pasur kokë të freskët në shkollë, fëmijët ditën e kalojnë në gjumë dhe humbje dite, ndërsa natën me shoqëri”, thonë disa prindër për “Faktor”.

Disa thanë se greva e SASHK del nga kontrolli dhe kërcënuan me padi.

“A e sheh dikush se çfarë po ndodh ose organizatat ndërkombëtare duhet të na thonë se jemi në fund, posaçërisht në sistemin arsimor. Kjo grevë del nga kontrolli dhe unë bashkë me qindra prindër do të padisim privatisht. Dëmtuan fëmijët. Parku është i mbushur gjatë mesnatës”, thotë një prindër.

“Ku e keni parë mësimdhënësit të vendosin të ndalojnë me punë pa u konsultuar me prindërit e fëmijëve që mbesin pa mësim. Ku në botë lejojnë që mos punojnë me javë pa pasur dënime”, shton tjetri.

“Djali im ka nota që duhet t’i përmirësojë, ndërsa gjatë kësaj periudhe ai përgatitet, kaloi materialin, por me grevën e SASHK atij i shkelet e drejta të pyetet, të ketë testime”, thotë një tjetër prind për “Faktor”.

Kujtojmë se SASHK para disa ditëve refuzoi ofertën e qeverisë për rritje të pagave prej 12 për qind. Ata kërkojnë rritje prej 18.4% dhe respektim të Marrëveshjeve kolektive, ndërsa të mërkurën e ardhshme, po ashtu pritet të organizojnë protestë para qeverisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here