28.8 C
Skopje

Ngërçi në Këshillin e Tetovës, këshilltarja e nismës “Më mirë për Tetovën”: Për jokompetencën dhe gabimet të votohet mosbesim ndaj Bilall Kasamit

Këshilli i Komunës së Tetovës rrezikon të shpërbëhet dhe si pasojë të organizohen zgjedhje të reja për këshill komunal. Arsye për këtë është fakti se këshilli nuk e ka miratuar llogarinë përfundimtare të buxhetit të komunës për vitin e kaluar (2021) deri me 31 mars të këtij viti ashtu siç e parasheh ligji.

Kjo pikë pas afatit ligjor nga kryesuesi i këshillit është vendosur për diskutim në rend dite në këshill. Këshilltarët e Këshillit të Komunës së Tetovës për Portalb.mk komentojnë këtë çështje,

Cili është qëndrimi i këshilltarëve?

Elmedina Abdullai, këshilltare nga “Më mire për Tetovën” thotë se për shkak të gabimit të kryetarit duhet ai të ndëshkohet dhe jo te ketë zgjedhje të reja për këshill.

“Qëndrimi i MMPT dhe i shumë këshilltarevë në RMV më shumë ka të bëjë me nevojat urgjente të plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për vetëqeverisje lokale. Rasti konkret tregon që për jokompetencën dhe gabimet e kryetarit te komunës ndëshkohet këshilli ne vend qe te votohet mosbesim i kryetarit të komunës. Nëse raporti përfundimtar ka mangësi duhet të ndëshkohet përpiluesi e jo miratuesi”, tha Abdullai.

Marketing