Grubi: 1 Maji shënohet me vepra vlerësimi për punëtorët nga një Qeveri sociale

0
177

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi sot me rastin e 1 Majit – Ditës së punës përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka potencuar rëndësinë e 1 Majit si moment reflektimi mbi vlerësimin e kontributit social të të gjithë punëtorëve duke numëruar edhe masat e ndërmarra në drejtim të avancimit të statusit të tyre socio – ekonomik nga një qeveri sociale.

“Rritëm rrogën minimale në 18.000 denarë, rroga mesatare arriti 30.000 denarë, ndërsa po bëjmë edhe rritje të të gjitha rrogave në arsim dhe në sektorin publik, si dhe administratën shteterore.

1 Maji shënohet me vepra vlerësimi për punëtorët nga një qeveri sociale, e cila i përkushtohet tërësisht mirëqenies shoqërore, zhvillimit dhe stabilitetit shtetëror në këto kohëra nga më të vështirat në tetë dekadat e fundit.” – ka shkruar Grubi.

https://www.facebook.com/photo?fbid=540897557399767&set=a.262689908553868

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here