17.8 C
Skopje

Grubi nga Sllupçani: I përjetësuar me Kullën Përkujtimore do jetë kujtimi për dëshmorët dhe martirët e kauzës sonë kombëtare për barazi

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nga Sllupçani me rastin e hapjes së kullës përkujtimore për nder të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare tha se kjo kullë do të jetë busullë orientuese e rrugëtimit kombëtar të së ardhmes

Nga sot i përjetësuar me Kullën Përkujtimore dhe me shqiponjën në krye të saj do të jetë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kauzës sonë kombëtare për barazi, shkruan më tej Grubi.

<strong>Postimi i Grubit:</strong>

Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryetarin e Kuvendit, kolegët ministra, zëvendës ministra, deputetë, kryetarë komunash dhe sekretarë shtetëror në mesin e shumë bashkëkombasve në Sllupçanin e lavdisë kombëtare përkujtuam 2 Majin, ditën e shpalljes së Karadakut zonë të lirë nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Nga sot i përjetësuar me Kullën Përkujtimore dhe me shqiponjën në krye të saj do të jetë kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kauzës sonë kombëtare për barazi.

Kjo kullë do të mbajë gjallë amanetin dhe do të jetë busullë orientuese e rrugëtimit kombëtar të së ardhmes.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Marketing