33.8 C
Skopje

Koncert dedikuar Gani Grubit, bilbilit të Çarshisë

Ansambli Nacional i Këngëve e Valleve Popullore Shqiptare në RMV, me rastin e Ditës së Evropës – 9 Maji, realizon koncert premierë dhe tematik dedikuar bilbilit të Çarshisë – Gani Grubit, i cili me këngën e punën e tij kaloi në një protagonist që u identifikua me procese paqësore në vitet më të rënda për Shkupin dhe shqiptarët!

Ky koncert tematik mbahet me rastin e 90 vjetorit të lindjes  dhe 15 vjetorit të shkuarjes në amshim dhe do të ringjallë figurën e tij duke rikthyer këngët më të bukura të karrierës artistike, të cilat do të interpretohen dhe ekzekutohen nga trupa artistike e ansamblit dhe të ftuarit special!
Koncerti do të mbahet më 9 maj 2022 me fillim në orën 19;30 në sallën e vogël të Filharmonisë së Maqedonisë.

Marketing