28.8 C
Skopje

Po realizohet kërkesa shumëvjeçare e banorëve të Vizbegut, shkolla e premtuar po merr formë (Foto)

Më në fund, po afrohet zgjidhja e problemit disavjeçar me shkollën shqipe në Vizbeg të Shkupit. Ka përparuar procesi i ndërtimit dhe punimet po zhvillohen intenzivisht sipas dinamikës së paraparë dhe të premtuar pak kohë më parë nga Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

Për ndërtimin e kësaj shkolle Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë rreth një milionë e 700 mijë euro, kurse afati i paraparë për ndërtim është 18 muaj. Siperfaqja e përgjithshme e parcelës ndërtimore është 12.029 metra katrorë”.

Marketing