23.8 C
Skopje

Qytetarët të dëshpruar ndaj bllokadave të VMRO DPMNE dhe Lëvizjes Besa, protestojnë ashpër në rrjetet sociale

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot ka deklaruar se bllokada e Kuvendit nga opozita nuk do të zgjasë disa ditë por ndoshta edhe javë e muaj, gjegjësisht derisa Qeveria të ulet të bisedojë me ta dhe të pajtohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Idenë për bllokadë Mickoski do ta prezantojë sonte në seancën e Komitetit Ekzekutiv, i cili do të vendosë nëse partia do të ndërmarrë një hap të tillë në Kuvend apo jo. Megjithatë, thotë kreu i partisë, nuk do të ndalen me kaq.

Me këtë Mickoski ripohon se po vepron me urdhër të shefit të tij në Budapest, Nikolla Gruevskit.

Bllokada e Kuvendit të paralajmëruar nga VMRO-DPMNE do të përfshijë edhe partinë Besa të drejtuar nga Bilal Kasami.

Qytetarët janë dukshëm të revoltuar nga bllokadat e VMRO-DPMNE-së dhe komentojnë publikisht në rrjetet sociale.

“Tjetër dëshmi se VMRO-DPMNE po punon kundër shtetit dhe kundër qytetarëve”, “VMRO-DPMNE vetëm dëm mund t’i bëjë popullit”, “Micko përgatitu përmbytje dhe nokaut politik!”, janë disa nga komentet, dhe shumica prej tyre pyesin nëse VMRO-DPMNE di diçka tjetër përveç bllokimit.

Marketing