28.8 C
Skopje

Оfiqarët në protestë, do të bllokojnë disa rrugë në Shkup

Punonjësit e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, të cilët prej gjashtë ditësh janë në grevë, kanë bërë të ditur se pasditen e sotme do të zhvillojnë protestë nga ora 15:00 deri në orën 17:00 para Ministrisë së Drejtësisë, ku do të bllokohen rrugët.

Sindikata e Pavarur e Drejtorisë kërkon miratimin e kontratës kolektive në nivel punëdhënësi, rritje lineare të pagave për 30 përqind dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Toni Millosheski, paralajmëroi se greva do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave përkundër presioneve me të cilat ballafaqohen.

Gjatë grevës punonjësit janë në punë, por marrin vetëm qytetarët që kanë nevojë për dokument urgjent.

Marketing