17.8 C
Skopje

Janë sanksionuar 138 shoferë në Shkup 14 për vozitje pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në sferën e trafikut, me ç’rast në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 gjoba.

Mes sanksioneve, 14 prej tyre janë për ngasje pa patentë shoferi, 10 për vozitje më të shpejtë se e lejuara, 10 për kalim në semafor të kuq).

Janë shqiptuar edhe nëntë masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë vozitjes, pesë për kundërvajtje ndaj motoçikletave, shtatë sanksione për mosdhënie të përparësisë për kalimin e këmbësorëve, katër masa për xhama të errëta, 51 për parkim jo të rregulltë.

Marketing