Kur e gjithë Evropa po përballet me kriza, Mickoski kërcënon me bllokada

0
81

Mickoski dhe VMRO-DPMNE, me paralajmërimet se do të bllokojnë Kuvendin, e me këtë edhe funksionimin normal të demokracisë, tregojnë për të disatën herë se për ta nuk kanë rëndësi qytetarët dhe interesat e shtetit, por kujdesen vetëm për lakminë e pushtetit.

VMRO-DPMNE në vend që të tregojë shtetësi dhe përgjegjësi, të mundësojë funksionimin normal të të gjitha institucioneve për t’u përballur pa dhimbje me krizat që i mundojnë qytetarët, në mënyrë destruktive po bllokon.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke vënë në plan të dytë interesat e qytetarëve, por edhe përballjen me krizën ekonomike, energjetike, çmimore, madje edhe ushtarake që ka kapluar Europën, sërish tregon se i intereson vetëm ardhja në pushtet. .

Në këto momente popullit të Maqedonisë së Veriut i duhet lidership dhe përgjegjësi e arsyeshme përballë sfidave, e jo zgjedhje të reja vetëm sepse Mickoski ka vlerësuar se mund të vijë në pushtet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here