PARASHIKIMI I MOTIT: Me diell dhe ngrohtë, ndërsa pasdite me reshje lokale shiu

0
56

Sot moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe erë të lehtë nga drejtime të ndryshueshme. Pasdite, sidomos në zonat malore, do të ketë kushte për rreshje lokale të rrëmbyeshme shiu afatshkurtër, shtrëngata dhe erëra të forta. Temperaturat do të rriten nga 19 deri në 26 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshueshme, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë rreth 24 gradë. Më pas në ditët në vijim moti në Maqedoni do të mbetet me diell dhe relativisht i nxehtë me vranësira mesatare lokale, të kohëpaskohshme dhe më të theksuara. Në orët e pasdites, lokalisht dhe veçanërisht në zonat malore do të ketë kushte për jostabilitet, të përcjella me rreshje të rrëmbyeshme, vranësira dhe erë të fortë.

Sa i përket temperaturave, ato do të jenë pa ndryshime të mëdha dhe do të rriten në intervalin prej 19 deri në 26 gradë, ndërsa gjatë fundjavës, si dhe në fillim të javës së ardhshme do të jenë edhe më të larta dhe do të rriten në interval nga 20 deri në 28 gradë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here