33.8 C
Skopje

Seanca të dy komisioneve parlamentare sot në Kuvend

Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahen seancat e komisioneve për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe për çështje evropiane.

Raportet vjetore për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2021 dhe Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në shkallë të dytë në fushën e inspektimit dhe procedurës kundërvajtëse për vitin 2021 janë në rend dite të seancës së Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Anëtarët e deputetëve të Komisionit do të diskutojnë edhe për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për infrastrukturën kombëtare të të dhënave hapësinore të Republikës së Maqedonisë.

E vetmja pikë e rendit të ditës në seancën e Komisionit për Çështje Europiane është Projektligji për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje. / MIA

Marketing