28.8 C
Skopje

Gjobiten 168 shoferë në Shkup, 25 për shpejtësi tej normave të lejuara

Ministria për Punë të Brendshme dje më datë 05.05.2022, ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 168 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer si dhe 19 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur katër masa paralajmëruese për përdorim të celularit, 36 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, katër gjoba për kundërvajtje nga motoçiklistë si dhe 38 gjoba për parkim të paligjshëm.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.

Marketing