33.8 C
Skopje

“Shkupi dhe Tirana nuk ndahen”- Zëdhënësi i DASH zbulon bisedimet që po zhvillohen për zgjidhjen e ngërçit të integrimit

Departamenti Amerikan i Shtetit e përjashton mundësinë që Tirana dhe Shkupi të ndahen në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurojnë se do të lehtësojnë dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kontestit për çështjet historike, identitetin, gjuhën maqedonase si dhe të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Ned Price, njoftoi dje për mediat se Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë bisedime dypalëshe me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut për të zgjidhur shpejt mosmarrëveshjet dypalëshe, sepse ky është momenti që të dyja vendet të marrin dritën jeshile nga Këshilli Europian.

Price shtoi se Uashingtoni beson se tani është koha që gjërat të ecin përpara dhe të dy vendet të fillojnë procesin e anëtarësimit në bllokun evropian.

Marketing