22.8 C
Skopje

160 shoferë të sanksionuar në Shkup, 31 për vozitje të shpejtë

Ministria e Brendshme dje (06.05.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 160 masa, nga të cilat 31 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 13 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur pesë masa për përdorim të celularit, 7 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, pesë masa për kundërvajtje nga motoçiklistë, 54 për parkim të paligjshëm…

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Marketing