23.8 C
Skopje

Në Shkup plagoset një shtetas i Maltës! Katër persona e kanë sulmuar dhe i kanë marrë paratë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnatës, një shtetas i Maltës është therrur me mjet të mprehtë dhe më pas është grabitur. Shtetasi i Maltës është sulmuar nga ana e katër personave në Banjën e Katllanovës në Shkup. “Me datë 06.05.2022, në ora 23:15 në SPB Shkup, M.K.(31) nga Malta, me banim në Shkup, ka raportuar se rreth orës 22:30 në afërsi të Banjës së Katllanovës, katër persona e kanë sulmuar me mjet të mprehtë, e kanë plagosur dhe i kanë marrë para”, njoftojnë nga MPB.

Marketing