Ahmeti: BDI-ja thesar kombëtar i shqiptarëve!

0
45

Duke folur për bllokimin e Kuvendit dhe zgjedhet e parakohshme parlamentare, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim ka thënë se BDI-së nuk i ka pëlqyer grumbullimi që u bë me VMRO dhe partitë shqiptare dhe Levicën.
Ai ka thënë se BDI-ja për shqiptarët është një thesarë dhe investim i shqiptarëve me kuadro dhe njerëz.
“Ne kemi komunikim me VMRO por për atë që thuhet në BDI që ne nuk na ka pëlqyer grumbullimi që u bë me VMRO dhe partitë shqiptare dhe Levicën ky rast më ka shqetësuar pa e analizuar situatën të ulen për inate kundër BDI për të ndërtuar një shumicë të re, këto në politikë nuk ka, ka logjikë, ka arsye, racionalitet dhe më thuaj çfarë nuk kam bërë mirë ose kam bërë keq, paraqit vizion më të begatë dhe organizim më cilësor se BDI, jemi thesar kombëtar dhe investim i shqiptarëve me kuadro dhe njerëz ”, tha Ahmeti, duke shtuar se nuk është e lehtë të ngrisësh kuadro.
“Gjithë janë dalëzotës dhe mund të qeverisin, në praktikë është ndryshe se jam 20 vite në sprovë, një nga investimet më të mëdha është investimi në njerëz të pregaditur”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here