Bëhuni gati për temperaturat e verës: Parashikimi i detajuar për tre ditët e ardhshme

0
58

Me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare, ky është njoftimi i Drejtorisë për çështje hidro-meterologjike për ditën e sotme lidhur me parashikimin e motit.

Temperaturat më në fund do të jenë në një farë segmenti stabilizues, që do të thotë se vende-vende do të arrijnë deri në 27 gradë Celsius.

Pasdite në zonat malore në veriperëndim do të ketë kushte për rreshje të shpejta, të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare verilindore, ndërsa në pjesët juglindore erë juglindore.

Nesër më ngrohtë se sot!

Me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë rreshje lokale të rrëmbyeshme dhe vranësira. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare verilindore, ndërsa pasdite erë juglindore.

Temperatura maksimale ditore deri në 28 gradë.

Parashikimi për 11.05.2022

Temperatura minimale: 4 ° C deri 11 ° C Temperatura maksimale: 20 ° C deri 27 ° C

Parashikimi për 12.05.2022

Temperatura minimale: 5 ° C deri 11 ° C Temperatura maksimale: 22 ° C deri 29 °

Parashikimi për 13.05.2022

Temperatura minimale: 7 ° C deri 12 ° C Temperatura maksimale: 23 ° C deri 29 ° C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here