Edhe Europe Elects konfirmon: BDI partia fituese tek shqiptaret

0
231

Agjencia Europiane (Europe Elects), e njohur për transmetimin e rezultateve të fundit të sondazheve në mbarë Europën, është duke analizuar sondazhin e IPIS që tregon pozicionin e Bashkimit Demokratik për Integrim si kryesues në taborrin e subjekteve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, madje rejtingu i partisë së udhëhequr nga Ali Ahmeti është më i madh sesa i krejt subjekteve opozitare shqiptare bashkë.

Krahasuar me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, BDI ka shënuar rritje prej nga 11.5% në 13.4% si rezultat i politikave konzistente për të trasuar të ardhmen europiane të vendit.

Zhvillimet e fundit politike, në veçanti tentativa për rrëzimin e qeverisë përmes VMRO-së dhe Levicës antieuropiane mesa duket ka dëmtuar dukshëm Aleancën për Shqiptarët, subjekt i cili krahasuar me vitin 2020 ka pësuar rënie të rejtingut, nga 8.9% në 7.1%.

Nga ana tjetër, servilizmi opozitar i Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa mesa duket ka inicuar simpati ndaj Levicës te populli maqedonas, subjekt ky i cili ka shënuar rritje nga 4.1 % në 5.4%.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here