13.8 C
Skopje

Mbi 14.000 vizitorë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit javën e kaluar

Kopshti Zoologjik edhe këtë vit është një nga vendet më të frekuentuara në Shkup, ku këtë fundjavë kishte numër rekord vizitash me mbi 14.000 vizitorë.Qyteti i Shkupit dhe IP “Kopshti Zoologjik” në vazhdimësi punojnë në përmirësimin e kushteve të habitateve, ndërsa vizitat rekord janë edhe një inkurajim për vazhdimin e aktiviteteve për vendosjen e standardeve të reja të cilësisë dhe mirëqenies më të madhe të kafshëve.   Këtë fundjavë kishte mbi 14.000 vizita dhe mund të thuhet me krenari se kjo ishte fundjava më e vizituar deri më tani.“U bëjmë thirrje vizitorëve të Kopshtin Zoologjik për sjellje të ndërgjegjshme, gjë me të cilën të punësuarit do të mund të realizojnë më lehtë detyrat e tyre të punës – edukim, mjedis i pastër, Kopsht Zoologjik i rregulluar dhe përkujdesje e dashuri më e madhe për kafshët”.

Marketing